LAJMI I FUNDIT:

Daja pas eliminimit: I shënuam dy gola vetë, rritëm pritshmëritë pas fitores në ndeshjen e parë

Daja pas eliminimit: I shënuam dy gola vetë, rritëm pritshmëritë pas fitores në ndeshjen e parë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes ndaj Ludugorest dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ballkani ka pësuar humbe të thellë në ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets me rezultat 4-0 në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri” u zhvlerësua, duke bërë që Ballkani të eliminohej nga gara numër një në Evropë me rezultat të përgjithshëm 4-2.


Trajneri Daja ka thënë se skuadra e tij i ka rritur pritshmëritë pas fitores në ndeshjen e parë, ndërsa ka shtuar se dy gola ia kanë falur kundërshtarit.

“Sigurisht pa filluar ndeshja e parë dihej që Ludogorets ishte favorit. E dyta ishte që ne rritën pritshmëritë pas asaj fitore në Prishtinë, kundër një skuadre që ka buxhet goxha të madh dhe ka tre grupe lojtarësh: Ekipin e parë, të dytë dhe një të tretë. Pra përveç 11-shes se parë, ka edhe stolin goxha të mirë”.

Ballkani nuk arrin t’i bëjë aspak ballë Ludogoretsit – humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Ballkani nuk arrin t’i bëjë aspak ballë Ludogoretsit – humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

“Neve sot e filluam shumë keq ndeshjen pasi që pranuam gol që në minutat e para, sigurisht duhet të pranojmë që kjo edhe për meritë të kundërshtarit pasi bën presionin e tyre. Mendoj që pjesën e parë taktikisht e zgjidhëm gabim”.

“Nuk duhet mohuar faktin që Armend Thaqi dhe Nazmi Gripshi të dy luajtën me temperaturë. Armendi është i vetëm në pozicionin e tij, pra nuk kemi zëvendësim dhe e patë që u desh të përdorim lojtarë të ndryshëm. I falënderoj të dy për sakrificën e bërë”.

Çfarë i sjellë Ballkanit kualifikimi dhe çfarë eliminimi pas ndeshjes së sotme ndaj Ludogorets?
Lexo po ashtu Çfarë i sjellë Ballkanit kualifikimi dhe çfarë eliminimi pas ndeshjes së sotme ndaj Ludogorets?

“I kemi shënuar dy gola vetë me dy gabime individuale të mbrojtëseve tanë, por ekipi duhet ta mbajë kokën lartë, pasi pësuam nga një Ludugorets që është në të gjitha drejtimet mbi neve”, ka thënë Daja duke shtuar në fund se skuadra dhe ai kanë bërë më të mirën e mundshme me kushtet që i kanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij

Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij

Ligue 1
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Paul Scholes beson se Ruben Amorim kërkon që nga Man United të largohen deri në 14 lojtarë

Paul Scholes beson se Ruben Amorim kërkon që nga Man United të largohen deri në 14 lojtarë

Premier League
Përplasja e shëmtuar në fushë: Caonceicao i dërgon mesazh Calabrias

Përplasja e shëmtuar në fushë: Caonceicao i dërgon mesazh Calabrias

Liga e Kampionëve
Përgjigja me një fjalë e Mamardashvilit pasi u pyet nga Ferran Torres se pse nuk iu bashkua Liverpoolit këtë sezon

Përgjigja me një fjalë e Mamardashvilit pasi u pyet nga Ferran Torres se pse nuk iu bashkua Liverpoolit këtë sezon

La Liga
Conceicao dhe Calabria bënë shfaqje të shëmtuar: Ibrahimovic tregon se çfarë ndodhi në zhveshtoren e Milanit

Conceicao dhe Calabria bënë shfaqje të shëmtuar: Ibrahimovic tregon se çfarë ndodhi në zhveshtoren e Milanit

Serie A
Kalo në kategori