LAJMI I FUNDIT:

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës: Kemi sulmuar bazën e rusëve në Krime, ata po fshehin numrin e të vdekurve

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës: Kemi sulmuar bazën e rusëve në Krime, ata po fshehin numrin e të vdekurve

Kyrylo Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, njoftoi se shpërthimi i mbrëmshëm i një magazine municioni në një bazë ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar, ishte një operacion i forcave speciale ukrainase.

“Ne kryem me sukses një operacion në Krimenë e pushtuar. Armiku po fsheh shkallën e dëmit dhe numrin e viktimave”, njoftoi Budanov në kanalin e tij Telegram.

Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë, i cili u emërua nga Moska, shkroi më parë në Telegram se është planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve nga rrethi Kirovsky në gadishullin e aneksuar.


Arsyeja e evakuimit është një zjarr që shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake, transmeton Telegrafi.

Një bazë ushtarake ruse në Krime po digjet, mbyllet autostrada – planifikohet evakuimi i 2000 njerëzve
Lexo po ashtu Një bazë ushtarake ruse në Krime po digjet, mbyllet autostrada – planifikohet evakuimi i 2000 njerëzve

“Është planifikuar një evakuim i përkohshëm i popullsisë nga katër zona të banuara. Në total, bëhet fjalë për rreth 2000 njerëz”, tha Aksyonov.

Ai konfirmoi se autostrada e afërt Tavrida ishte e mbyllur. Për shkak të zjarrit u formua një ekip krizash. Më herët, agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ka pasur shpërthime në bazat ushtarake.

Mediat ukrainase dhe kanalet ruse Telegram, të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë, raportojnë se magazina e armëve është në fakt në flakë pas një sulmi ajror nga Ukraina të kryer gjatë natës.

Serhiy Bratchuk, zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa, publikoi dy video të zjarrit në një zonë të pabanuar, me përshkrimin: “depo e armëve të armikut, Krimea e vjetër”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?

A do të çojë sulmi me raketa i Hezbollahut në Izrael në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme?

Botë
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
Tensione në Lindjen e Mesme: Irani paralajmëron Izraelin kundër përshkallëzimit

Tensione në Lindjen e Mesme: Irani paralajmëron Izraelin kundër përshkallëzimit

Botë
Një i burgosur u godit 44 herë me thikë nga anëtarët e bandës - në një sulm të tmerrshëm që ka vënë në pah kushtet në burgun famëkeq në Nju Jorkut

Një i burgosur u godit 44 herë me thikë nga anëtarët e bandës - në një sulm të tmerrshëm që ka vënë në pah kushtet në burgun famëkeq në Nju Jorkut

Amerika
Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Botë
Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Evropa
Kalo në kategori