LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete të fejuarit në Prishtinë, shoqërohen në stacion policor

Rrihen mes vete të fejuarit në Prishtinë, shoqërohen në stacion policor
trotinet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete.

Rasti ka ndodhur në stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të martën në ora 20:00.


Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/