LAJMI I FUNDIT:

Wagner njofton mbylljen e bazës në Rusi

Wagner njofton mbylljen e bazës në Rusi

Anëtarët e grupit mercenar rus, Wagner kanë njoftuar mbylljen e bazës kryesore të grupit në Rusi ndërsa po ridislokohet në Bjellorusi pas një rebelimi të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

Poligoni ushtarak, Molkino në rajonin e Krasnodarit, kishte shërbyer si terren për stërvitjet e Wagnerit derisa udhëheqësi mercenar, Yevgeny Prigozhin nisi muajin e kaluar një revoltë jetëshkurte.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko i lejoi Prigozhinit dhe luftëtarëve të tij, Wagner të shkonin në Bjellorusi me kusht që Kremlini të hiqte akuzat për rebelim kriminal, raporton themoscowtimes.


Pjesëtarët e Wagner-it shihen për herë të parë pas rebelimit, një autokolonë arrin në bazë në Bjellorusi – edhe dy tjera janë rrugës
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Wagner-it shihen për herë të parë pas rebelimit, një autokolonë arrin në bazë në Bjellorusi – edhe dy tjera janë rrugës

Pamjet e shpërndara nga kanali Telegram Razgruzka Vagnera (“Shkarkimi i Wagnerit”) shfaqen luftëtarët duke ulur me ceremoni flamurin e Wagnerit dhe trengjyrëshin rus në terrenin stërvitor të Krasnodarit.

“Baza do të pushojë së ekzistuari. PMC Wagner po largohet për në zona të reja”, tha një nga luftëtarët duke mos specifikuar destinacionin përfundimtar të grupit.

Qendra Kombëtare e Rezistencës – degë e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës – duke cituar “partizanët bjellorusë”, vlerësoi të martën se mbi 700 luftëtarë të Wagnerir tashmë janë vendosur në Bjellorusi.

Një grup monitorues bjellorus që gjurmon lëvizjet e trupave deklaroi një ditë më parë se një kolonë prej më shumë se 100 automjetesh që mbanin flamuj rusë dhe shenjat e Wagnerit u drejtuan për në kampin fushor në rajonin Asipovich, rreth 90 kilometra në juglindje të Minskut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori