LAJMI I FUNDIT:

Posedonte drogë, arrestohet një person i dyshuar në Prishtinë

Posedonte drogë, arrestohet një person i dyshuar në Prishtinë

Njësiti i antidrogës i Policisë së Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një të dyshuar për posedim të drogës, tek i cili ka gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike të llojit heroinë dhe marihuanë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “gjatë angazhimeve të Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike, dhe mbledhjes së informatave relevante në teren me datë 18.07.2023, njësiti i antidrogës në Prishtinë përmes realizimit të një plani taktik rreth orës 12:40, në rrugën ‘Sadik Zeneli’ është arrit që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale (R.A.)”.


“Operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit të lartcekur, ku ai banonte dhe gjatë kontrollit janë gjetur; (5) qese me narkotik të dyshuar të llojit Heroinë me peshë (17.60) gram, një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të  llojit Mariuhanë me peshë (3.09) gram, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon si dhe (165) euro dhe (200) Lek Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori