LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka protokolle e rregullore të brendshme, ngecje në furnizim me barna e mungesë higjiene, drejtori i ri i SHSKUK-së flet në Komision

Nuk ka protokolle e rregullore të brendshme, ngecje në furnizim me barna e mungesë higjiene, drejtori i ri i SHSKUK-së flet në Komision

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi ka thënë se prioritet i tij është menaxhimi dhe rregullimi i brendshëm i riorganizimit dhe infrastrukturës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.  

Azizi tregoi edhe disa nga sfidat me të cilat po përballet në menaxhimin e SHSKUK-së.

“Sot është dita e 8-të që e kam marrë detyrën. Gjatë kësaj periudhe kohore kam bërë vizita që të njihem me infrastrukturën, në QKUK dhe ShSKUK. Sfidat tjera janë furnizimi i barnave. Mungon dokumentacioni i brendshëm, nuk ka protokolle dhe as rregullore të brendshme. Infrastruktura është e vjetruar dhe jemi vonë me digjitalizimin e proceseve. Është detyrë themelore që të garantohen një listë e shërbimeve shëndetësorë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ekziston një ngecje në furnizim me barna”, tha Azizi.


Po ashtu drejtori i ri ShSKUK-së tha se sfidë tjetër është edhe mungesa e një programi të higjienës, e cila siç u shpreh ai shkakton infeksione spitalore.

“Mungon udhëzimi apo instruksionet se si stafi duhet të sillet në momente të caktuara. Nuk ka program të higjienës në infeksionet spitalore…Misioni im është fuqizimi dhe përmirësimi sa i përket  infeksioneve spitalore. Sa i përket infeksioneve jemi të kufizuar edhe për shkak të infrastrukturës spitalore”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori