LAJMI I FUNDIT:

Mospajtimet për Ligjin për pagën minimale, Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL UÇK-së

Mospajtimet për Ligjin për pagën minimale, Osmani sot takon përfaqësuesit e OVL UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i takojë gjatë ditës përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidencës.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, tha Kupina.


Veteranët i kërkojnë Osmanit të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale – paralajmërojnë protesta të reja
Lexo po ashtu Veteranët i kërkojnë Osmanit të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale – paralajmërojnë protesta të reja

Takimin me presidenten Vjosa Osmani e kanë konfirmuar edhe nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së e UÇK-së, Faton Klinaku tha për Telegrafin se sot në ora 14:00 do të mbajnë takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe, një ditë më parë veteranët kërkuan takim me Osmanin “për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale”.

Të shtunën në Prishtinë u organizua një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.

Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast se ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ligji për pagën minimale është miratuar në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten e 13 korrikut.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se katër ditë që kur deputetët e mazhorancës pa praninë e opozitës votuan këtë ligj, i njëjti ende nuk ka shkuar për nënshkrim në Presidencë.

“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka thënë Kupina të hënën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori