LAJMI I FUNDIT:

Kastrati, KFOR-it: FSK ka detyra ushtarake e jo civile

Kastrati, KFOR-it: FSK ka detyra ushtarake e jo civile

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati,  ka folur rreth deklarimit të KFOR-it, për dronët Bayraktar TB2, të prezantuar nga Kosova, e që sipas forcës shumëkombëshe KFOR mund të përdoren vetëm në koordinim me ta.

Ndërkohë, Kastrati tha se hapësirën e lartë në Kosovë e kontrollin Hungaria, kurse hapësirën e ulët e kontrollon KFOR-in.

Duke folur rreth deklaratës së KFOR-it, se do të ndihmojë zhvillimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve, asgjësim të mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është ushtri.


KFOR-i reagon pasi Kosova bleu Bayraktarin: Ne kemi autoritetin për hapësirën ajrore mbi Kosovë
Lexo po ashtu KFOR-i reagon pasi Kosova bleu Bayraktarin: Ne kemi autoritetin për hapësirën ajrore mbi Kosovë

“Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë të KFOR-it, ndoshta e kanë bërë këtë deklaratë për t’ia bërë qefin dikujt. Mirëpo FSK-ja që nga viti 2018 është ushtri me mision ushtarak”, tha Kastrati në RTK.

Ndryshe KFOR-i ka sqaruar për medie se përdorimi i të gjitha kategorive të dronëve, duke përfshirë “Bayraktar TB-2”, bëhet në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se komandanti i KFOR-it, ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori