LAJMI I FUNDIT:

Reijnders i tha ‘po’ Milanit që në telefonatën e parë

Reijnders i tha ‘po’ Milanit që në telefonatën e parë
(Foto: Screenshot/MilanNews/Getty)

Tijjani Reijnders ka pranuar se e kishte pranuar ofertën e Milanit që pas telefonatës së parë, ndërkohë që është duke kompletuar transferimin nga AZ Alkmaar.

24-vjeçari është larguar nga Amsterdami për t’i realizuar ekzaminimet mjekësore në Lombardi, para se ta nënshkruajë kontratën me Rossonerët.


Mesfushori holandez do të bëhet transferimi i pestë i Milanit këtë afat kalimtar, së bashku me Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero e Marco Sportiello.

Milan arrin marrëveshjen me AZ Alkmaar për Reijnders
Lexo po ashtu Milan arrin marrëveshjen me AZ Alkmaar për Reijnders

Në një prononcim për MilanNews.it në aeroportin e Amsterdamit, Reijnders është pyetur nëse e ka pasur të lehtë ta pranojë ofertën.

“Padyshim, jam shumë i gëzuar”, ishte përgjigja e tij, ndërsa më pas tregoi se sa kohë i ishte dashur ta pranonte ofertën.

“Që në telefonatën e parë. Forca Milan”, ka deklaruar mesfushori.

Reijnders do t’i bashkohet klubit italian për një shumë prej 20 milionë eurosh plus shtesat dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me përfitime vjetore prej 1.7 milion eurosh neto. /Telegrafi/