Shpresë se rasti i vrasjes së Triumf Rizës do të marr epilog përfundimtar, kanë familja e tij pas arrestimit të Ilir Abdullahut.
Abdullahu i njohur si Liza, akuzohet se ishte një prej përgjegjësve kryesor për vrasjen e Rizës, gjatë 2007.
Familja e ish zyrtarit policor, thonë se shpresën nuk e humbën asnjëherë, pavarësisht problemeve e sfidave që kanë. Rasti i tij, është marrë në trajtim nga Prokuroria Speciale, që gjatë ditës ka kërkuar paraburgimin e tij, nën dyshimet për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje.
Mbi 15 vite arrati kanë marrë fund këtë të diel për të shumëkërkuarin Ilir Abdullahu, një prej të dyshuarve për vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.
Pas prangosjes së tij një ditë më parë nga Policia në Batllavë të Podujevës, Prokuroria tashmë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
I lodhur nga stërzgjatja e procesit gjyqësor, babi i Triumfit ende ka shpresë, se drejtësia për të birin do të arrijë ndonjëherë.
Shefqet Riza, thotë se Iliri së bashku me një person tjetër, kanë qenë njerëzit kyç në grupin e udhëhequr nga Enver Sekiraqa.
“Ky ka qenë pjesë aty, bile ka qenë thonë ky edhe ai Liza, bile kanë qenë edhe të armatosur atë ditë edhe me armë të gjata, se i kanë parë është edhe një dëshmitarë që i ka parë që ka dëshmuar, në Gjykatë, kanë qenë të vendosur me vra, por këta dy kanë qenë kryesorët me bandën e Enver Sekiraqës”, ka thënë Riza.
Riza tutje tregon, se problemet me të akuzuarit për vrasjen e të birin, ende nuk kanë përfunduar.
Ai thotë se shpesh marrin kërcënime për të mbyllur rastin, por që asnjëherë nuk do të dorëzohen.
“Jemi kërcënuar edhe e kemi njoftuar, kryeprokurorin e EULEXIT, edhe këtë tonin, por nuk kanë marr ndonjë veprim, na vazhdimisht kemi probleme, në forma të ndryshme por ne nuk frikësohemi, edhe djali shkon në punë me përcjellje”, ka shtuar Riza.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se arrestimi i një personi kaq të kërkuar, dhe që është ndër personat kyç të përmendur në dosjen e prokurorisë, do të ndihmojë edhe që rasti i vrasjes së Triumfit të marr epilog përfundimtar.
“Arrestimi i tij do të ketë pasoja edhe në rrjedhën e procedurës penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sepse do të dëgjohet edhe versioni i tij në këtë procedurë, është shumë e rëndësishme që i dyshuari është kapur. Rasti i Enver Sekiraqës është ende duke u zvarritur në Gjykatë qe shumë vite, dhe nuk ka marr ende epilog përfundimtar, përkundër që është rasti më i vjetër”, ka thënë Lavdim Makshana.
Për vrasjen e 27 vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.
Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta.
Në kërkesën për paraburgimin e Abdullahut, të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se ai në bashkëkryerje me të pandehurit Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, nën organizimin e Enver Sekiraqës e të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta Triumf Rizën.
Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqën në lokalin “Swiss Casino”./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Betohet Gordana Siljanovska, nuk e tha emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”
Gjykata ka dhënë urdhër për arrestimin e një personi në Shkup për vuajtjen e dënimit
Smilevski: Mbetet të shihet se si do të përballet qeveria e re me ekonominë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron