LAJMI I FUNDIT:

Çitaku i reagon Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Tiranës: Edi Rama nuk të ftoi në dasmë

Çitaku i reagon Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Tiranës: Edi Rama nuk të ftoi në dasmë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur fëmijërore dhe të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një konferencë në Greqi.

Çitaku ka thënë se si qenka më me rëndësi konferenca në ishujt e Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit në Tiranë.


“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit”, ka shkruar Çitaku.

Qeveria: Kurti u ftua nga Rama në takimin joformal, nuk merr pjesë për shkak se ndodhet në Greqi
Lexo po ashtu Qeveria: Kurti u ftua nga Rama në takimin joformal, nuk merr pjesë për shkak se ndodhet në Greqi

Ajo ka shtuar se në takime të tilla nuk duhet të ketë asgjë personale.

“Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe sot në Tiranë do të mbahet një takim joformal i udhëheqësve të Ballkani, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori