LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut do të mund t’i shfrytëzojë 100 milionë eurot e BE-së për reforma dhe stabilitet ekonomik

Maqedonia e Veriut do të mund t’i shfrytëzojë 100 milionë eurot e BE-së për reforma dhe stabilitet ekonomik

Vendimi i BE-së për të ofruar ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut në shumën deri në 100 milionë euro për të përballuar pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, ka hyrë në fuqi, pasi u publikua zyrtarisht sot në “Gazetën Zyrtare” të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi, të cilin Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme (GAC) të BE-së e miratoi unanimisht të hënën e kaluar, u nënshkrua nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mezzola, dhe nga Sekretari Spanjoll i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascal Navarro Rios, në emër të Presidentit të Këshillit të BE-së Charles Michel.

Në dokumentin e BE-së thuhet se ekonomia e Maqedonisë është prekur ndjeshëm nga recesioni i shkaktuar nga pandemia dhe kriza energjetike për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe varësisë së madhe të vendit nga importi i karburanteve dhe energjisë elektrike.


Vendimi, i cili u miratua nga Komisioni Evropian më 6 shkurt të këtij viti, ishte miratuar më parë nga Parlamenti Evropian më 13 qershor.

Ndihma makrofinanciare e BE-së vjen pas programit dyvjeçar të mbështetjes të lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vlerë deri në 530 milionë euro dhe do të kontribuojë në mbulimin e nevojave financiare të Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe 2024 që janë identifikuar në programin e FMN-së.

Një parakusht për miratimin e ndihmës makro-financiare është që Maqedonia e Veriut të respektojë mekanizmat demokratikë, duke përfshirë sistemin parlamentar shumëpartiak dhe sundimin e ligjit, dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori