LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po lufton për të ndarë ushtrinë ruse në dysh

Ukraina po lufton për të ndarë ushtrinë ruse në dysh

Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar mbrojtjen ruse në jug dhe për të ndarë ushtrinë në dysh janë dëshmuar “shumë të vështira”, ka thënë një analist ushtarak.

Serhiy Hrabskyi i tha radios ukrainase NV se trupat po luftonin në përpjekjet e tyre për të arritur në Berdyansk, port në Detin Azov, raporton skynews.

“Ata po lëvizin në fshatin Robotyne. Armiku po ofron rezistencë për të ndaluar përparimin tonë drejt jugut”, deklaroi ai.


Pakënaqësia po rritet në ushtrinë ruse - ajo pasqyrohet në retorikën rebeluese të Wagnerit
Lexo po ashtu Pakënaqësia po rritet në ushtrinë ruse - ajo pasqyrohet në retorikën rebeluese të Wagnerit

Komandanti i forcave ukrainase në jug, gjenerali Oleksander Tarnavskyi, tha se trupat e tij “po lëviznin sistematikisht armikun nga pozicionet e tyre” në përditësimin e fundit mbi kundërofensivën.

Rusia kishte humbur të paktën 200 trupa në 24 orët e fundit atje, shkroi ai në Telegram.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin zmbrapsur 16 sulme ukrainase në frontin lindor, duke përfshirë pranë qytetit të kontestuar prej kohësh të Maryinka dhe në fshatin strategjik të Klishchiivka, në skajin jugor të Bakhmutit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it

Amerika
Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad

Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad

Serbia
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori