Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku të mërkurën tha se Qeveria aktuale e Kosovës nuk po mban asnjë kontakt me përfaqësuesit e OVL e UÇK-së, duke mos i thirrur as në takime.
E pikërisht në ditën kur erdhi një deklaratë e tillë nga OVL e UÇK-së duket se është mbajtur një takim ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të veteranëve të luftës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një prononcim për Telegrafin tha se takimi i fundit u zhvillua të mërkurën mes këshilltarit të kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta, Aziz Bicit dhe Faton Klinakut.
Ai tha se Bici mban kontakte të rregullta me OVL e UÇK-së.
“Këshilltari i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta, Aziz Bici mbanë kontakte të rregullta me veteran të luftës dhe me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Takimi i fundit që është organizuar ndërmjet Aziz Bicit dhe Faton Klinakut është me datë 13.07.2023”, ka thënë Kryeziu.
Ndërsa sa i përket çështjes se disa veteranë se nuk po i marrin benifitet e tyre, e po ashtu edhe gratë e veteranëve të vdekur, Kryeziu tha: “ZÇKDL në kuadër të ZKM-së konfirmon se lëshon vërtetime për veteran. Veteranët marrin benefitet e tyre. Gjithashtu gratë e veteranëve përfitojnë nga benifitet që ju takojnë me ligj. ZÇKDL nuk është e njoftuar as edhe për një rast të vetëm që gratë e tyre nuk pranojnë benefitet që u takojnë…”.
Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku tha se Qeveria aktuale e Kosovës nuk po mban asnjë kontakt me OVL e UÇK-në, duke mos i thirrur as në takime e as nuk është duke iu dhënë vërtetime veteranëve për të marrë beneficionet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova