LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Prindërit e mi treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë, për të ndërtuar një jetë të re në Londër

Rita Ora: Prindërit e mi treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë, për të ndërtuar një jetë të re në Londër
Rita Ora

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, këtë të premte (14 korrik) do të prezantojë “You & I”, një album i tretë plot shkëlqim i dedikuar tërësisht dashurisë.

Për këtë, këngëtarja e famshme ka dhënë një intervistë për Numero, teksa ka treguar më shumë detaje në lidhje me albumin e ri, jetën dhe karrierën profesionale.

Përveç kësaj, artistja është pyetur edhe për familjen, për të cilën theksoi se është frymëzimi dhe mbështetja më e madhe.


Rita Ora e fotografuar nga Edward Cooke

“Nëse nuk do të bëja atë që po bëj për prindërit e mi, mund të mos flisja me ju. Ata treguan guxim të madh duke lënë pas gjithçka në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re për familjen tonë në Londër. Do t’u jem përjetësisht mirënjohës për sakrificat që kanë bërë për mua, për motrën dhe vëllanë tim”, u shpreh krijuesja e hitit “Anywhere”.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Gjithashtu u jam mirënjohës për etikën e punës që më kanë rrënjosur. Ata më mësuan që herët se duhej të punoja dy herë më shumë për të arritur ëndrrat e mia. Një gjë është e sigurt, gjatë gjithë rrugëtimit tim, e gjithë familja ime më ka frymëzuar, ka besuar në mua dhe më ka mbështetur në të gjitha rrethanat”, vazhdoi më tej 32 vjeçarja.

Rita Ora e fotografuar nga Edward Cooke

Sa i përket albumit, ky projekt shpall me zë të lartë dhe qartë dashurinë e kantautores dhe interpretueses për njerëzit përreth saj, në veçanti për bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Por mbi të gjitha, shënon rikthimin përrallor të yllit karizmatik të popit, e cila deri më tani ka bashkëpunuar me: Drake, Cardi B, Charli XCX dhe Kanye West.

Rita Ora në intervistën për Numero

“You & I” nga Rita Ora do të jetë i disponueshëm më 14 korrik. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori