LAJMI I FUNDIT:

Schallenberg: Nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun e izolimit

Schallenberg: Nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun e izolimit

“Nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese dhe nuk vazhdon të ecë drejt rrugës evropiane, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun të jetë e izoluar”, tha sot nga Shkupi shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Schallenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Sllovaksë, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski të cilët janë për vizitë në vend.

“Sapo të fillojnë negociatat, ky është një proces i pakthyeshëm. Vendi ka pritur 18 vjet që të vijë ky moment. Tani ju takon juve që të përfitoni nga ky moment. Duhet të jeni politikisht përgjegjës dhe mbi të gjitha të keni interesa kombëtare. Momenti është tani dhe ju sigurojmë se nuk po ndërhyjmë në punët e brendshme të vendit”, tha Schallenberg.

Schallenberg theksoi se nuk ndodh çdo ditë që tre ministra nga tre anëtarë të BE-së vijnë në një vend të Ballkanit Perëndimor, gjë që, tha ai, duhet të jetë një mesazh i fortë për ju.


“Mesazhi ynë është i thjeshtë dhe i fortë – është një mesazh inkurajimi, nuk ka kohë për të humbur, dëshirojmë që të vazhdoni me ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të nisur negociatat për anëtarësim. Shtyrja e miratimit të amendamenteve do të thotë shtyrje e pranimit të Maqedonisë së Veriut. Do të ishte turp që Shkupi, pas një maratonë të vështirë, të pengohej në pengesën e radhës. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku dhe kemi kapërcyer shumë vështirësi”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se detyra e të gjithë qytetarëve të këtij vendi është që të gjitha këto përpjekje të mos shkojnë kot.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë pasdite do të mbajnë konferencë për shtyp edhe në delegacionin e BE-së në Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori