LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Blinken: Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik

Osmani-Blinken: Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius është takuar edhe me të parin e Diplomacisë amerikane, Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken.

Ministri Osmani i ka shprehur Sekretarit të Shtetit amerikan mirënjohje për mbështetjen e pahamendur ndaj procesit tonë të integrimit europian si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë rajonit.


Osmani ka njoftuar Blinkenin edhe me ballafaqimin e sfidave në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Ndërsa Blinken e ka vlerësuar lartë kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.

“Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik!”, ka thënë Blinken.

Në trend Lajme

Më shumë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Lajme
Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Kalo në kategori