LAJMI I FUNDIT:

Dakordimi për veriun mbetet në Twitter, palët fshehin detajet

Dakordimi për veriun mbetet në Twitter, palët fshehin detajet

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës një ditë pas dakordimit të tyre për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, nuk kanë treguar konkretisht se çfarë përmban dakordimi. Brukseli ka paralajmëruar informim më të plotë, por që deri në këto momente nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

Dakordimi i shumë kërkuar për uljen e tensioneve në veri ka mbetur në nivel të rrjeteve sociale, aty ku u njoftua se ai është arritur, në Twitter.

Detajet nga takimi në Bratislavë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi  me emisarin Miroslav Lajçak janë mbajtur të fshehura për publikun.


Më shumë se 24 orë nga ky diskutim, nuk dihet se çfarë dakordimi është arritur mes tyre.

Dukagjini ka pyetur si Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe Bashkimin Evropian. Nga ky i fundit, i ka thënë televizionit se është duke punuar për të kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara.

Ndërsa, zyrtarë të ekzekutivit jo zyrtarisht kanë treguar se Qeveria do të përgjigjet pasi që Brukseli të deklarohet rreth dakordimit.

E, mostransparencën e Qeverisë e quan të pakuptimtë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Lajçak dhe Bislimi bien dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit të situatës në veri
Lexo po ashtu Lajçak dhe Bislimi bien dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit të situatës në veri

Madje, ai e vlerëson si skandal pranimin e mundshëm të kërkesave të BE-së vetëm pasi ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi ditë sanksionet.

“Por nga ana tjetër është skandaloze, është palaqo sistem nëse është pranuar në këtë fazë dhe pa asnjë përfitim. Pra atëherë pse i kemi ne sanksionet, kjo është një pyetje shumë legjitime që duhet t’ia bëjë Qeveria e Kosovës vetvetes, pra pse e kemi dërguar vendin në këtë vijë që të marrim sanksione dhe në fund t’i zbatojmë pikat e BE-së pa asnjë përfitim”, ka deklaruar Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Por, ndryshe mendon njohësi tjetër i procesit të dialogut, Gazmir Raci.

Ndonëse nuk dihet akoma se çfarë përmban dakordimi i arritur, ai nuk e vlerëson atë si tërheqje të Kurtit nga kërkesat e tij për rend dhe ligj në veri.

“Besoj që në këtë dakordësinë e re që pritet të ndodhë ka me pasë parasysh edhe kushtet për siguri që zgjedhjet të jenë fer, të lira dhe demokratike. Zgjedhjet për me qenë të lira dhe demokratike natyrisht duhet me pasë kushte të sigurisë”, Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut.

Përmes Twitterit, emisari Lajçak njoftoi se me Bislimin janë dakorduar për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri, sipas planit tre pikësh të BE-së të publikuar më 3 qershor.

Ndërsa, zv.kryeministri Bislimi theksoi po ashtu në Twitter se dakord kanë rënë për të siguruar uljen e përshkallëzimit efektiv dhe të përcaktuar me ligj, fokusimin në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori