LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit thonë se rusët kanë rënë në kurth në Bakhmut

Ukrainasit thonë se rusët kanë rënë në kurth në Bakhmut

Ukraina thotë se forcat e saj kanë bllokuar ushtarët rusë në qytetin e shkatërruar lindor të Bakhmutit, ku ukrainasit po përparojnë si pjesë e kundërofensivës së tyre.

Raportet ruse për luftimet thonë se forcat e Moskës kanë zmbrapsur ose frenuar përparimet e Ukrainës në lindje dhe jug, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 500 ditë që nga fillimi i pushtimit rus, kundërofensiva ukrainase që filloi në fillim të muajit të kaluar është përqendruar në kapjen e fshatrave në juglindje dhe në sulmimin e forcave ruse në Bakhmut. Zyrtarët ukrainas thanë dje se kanë bërë përparim në të dy sektorët.


Vritet kapiteni rus që komandoi nëndetësen me të cilën sulmoi Ukrainën
Lexo po ashtu Vritet kapiteni rus që komandoi nëndetësen me të cilën sulmoi Ukrainën

“Bakhmut. Armiku është kapur në një kurth”, tha gjenerali Oleksander Sirski, duke shtuar se armiqtë po dëbohen nga pozicionet e tyre.

Në jug, gjenerali Oleksander Tranavski tha se forcat ukrainase janë në lëvizje dhe se rusët kanë humbur qindra njerëz gjatë 24 orëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva, e përforcuar me armë të sofistikuara nga Perëndimi, po përparon më ngadalë sesa kishte shpresuar Ukraina.

Mercenarët e Wagner iu afruan bazës bërthamore ruse gjatë rebelimit - thotë kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës
Lexo po ashtu Mercenarët e Wagner iu afruan bazës bërthamore ruse gjatë rebelimit - thotë kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës

Analistët ushtarakë thonë se Kievi dëshiron t’u tregojë të paktën njëfarë suksesi liderëve që marrin pjesë në samitin e NATO-s në Lituani që fillon sot.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se gjatë javës së kaluar, forcat e Kievit kanë kthyer nën kontrollin e tyre 10.2 kilometra katrorë në jug dhe katër kilometra katrorë në lindje.

Ushtria ukrainase tha se trupat e saj kishin rimarrë 169 kilometra katrorë në frontin jugor dhe 24 kilometra katrorë rreth Bakhmutit që nga fillimi i kundërofensivës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Evropa
Një sulm me dronë në Rusi - shpërthime dhe zjarre të shumta, duke përfshirë një në një depo nafte

Një sulm me dronë në Rusi - shpërthime dhe zjarre të shumta, duke përfshirë një në një depo nafte

Botë
Një automjet i ngarkuar me eksploziv që ka të ngjarë t'i përkasë Ukrainës shihet duke lundruar në brigjet e Turqisë

Një automjet i ngarkuar me eksploziv që ka të ngjarë t'i përkasë Ukrainës shihet duke lundruar në brigjet e Turqisë

Botë
Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori