LAJMI I FUNDIT:

Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiqin

Kusari: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën më Radojçiqin

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emision “Debat Plus” e ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedën e saj me kriminelin, Milan Radojçiq.

Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurti)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simiq. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kam ndjerë obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethanat se si ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.


Ajo ka thënë se nuk ka menduar asnjëherë të jep dorëheqje.

“Asnjëherë të vetme”, ka thënë Kusari-Lila.

“E përmenda që situata në terren ka shkuar drejt përmirësimit dhe drejt ngushtimit dhe manovrimit të personave si Radojiçiqi, Veselenoviqi, Llune… Kjo e ka treguar që rrugëtimi ynë, në këtë rast si opozitë, është ai i drejti”, ka thënë Kusari-Lila./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori