LAJMI I FUNDIT:

Dybala qetëson tifozët e Romës rreth lajmeve që e lidhin me kalimin te Chelsea

Dybala qetëson tifozët e Romës rreth lajmeve që e lidhin me kalimin te Chelsea

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala më në fund ka thyer heshtjen rreth të ardhmes së tij.

La Joya po lidhet me një kalim te Chelsea, ndërsa këta zëra u shtuan edhe nga përfshirja e disa prej lojtarëve të Bluve.


Thiago Silva ka thënë se nëse Dybala do t’i bashkohej klubit londinez, do të ishte një transferim masiv.

Tifozi e pyet Dybalan nëse po transferohet te Chelsea - reagimi i argjentinasit lë tifozët e Romës të befasuar
Lexo po ashtu Tifozi e pyet Dybalan nëse po transferohet te Chelsea - reagimi i argjentinasit lë tifozët e Romës të befasuar

Por, Dybala i ka thënë La Roma 24: “Jam i motivuar për para-sezonin, të cilin do ta fillojmë të hënën (sot). E ardhmja ime? Jam i lumtur te Roma”.

“Unë jam duke qëndruar këtu”, ka bërë të ditur sulmuesi argjentinas.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, deklaroi javën e kaluar: “Unë nuk di asgjë për kontratën e tij. Mirëpo, padyshim që unë flas me Paulon si me të gjithë lojtarët e mi”. /Telegrafi/