LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa flitet për largim nga Tottenhami, Perisic ka kontaktuar me ish-shokun e skuadrës: ‘Ku je vëlla?’

Ndërsa flitet për largim nga Tottenhami, Perisic ka kontaktuar me ish-shokun e skuadrës: ‘Ku je vëlla?’

Ivan Perisic është afër largimit nga Tottenham dhe rikthimit në Hajduk, raportoi katër ditë më parë gazetari italian Gianluca Di Marzio, duke i futur tifozët e skuadrës kroate në një eufori të paparë.

E ndërsa fansat e Hajdukut po ëndërrojnë ardhjen e përfaqësuesit legjendar kroat, ai po përgatitet për sezonin e ri.


Perisic stërvitet çdo ditë para fillimit të përgatitjeve me Tottenhamin dhe sot ka publikuar një selfie nga palestra në të cilën ka etiketuar ish-bashkëlojtarin e tij Arturo Vidal.

Ivan Perisic mund të kthehet në Kroaci, e kërkon kalimin te klubi i njohur
Lexo po ashtu Ivan Perisic mund të kthehet në Kroaci, e kërkon kalimin te klubi i njohur

Perisic e pyeti me shaka mesfushorin kilian: “Ku je vëlla?”.

Vidal ka luajtur për Interin nga viti 2020 deri në vitin 2022 dhe aktualisht luan për Flamengon. /Telegrafi/