LAJMI I FUNDIT:

Biden arrin në Downing, takohet me Rishi Sunakun

Biden arrin në Downing, takohet me Rishi Sunakun

Presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Downing Street për të zhvilluar një takim me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Kjo është vizita e parë e Bidenit në Downing Street si president i Shteteve të Bashkuara – dhe njëherit takimi i tij i gjashtë me Sunakun në shtatë muaj, transmeton Telegrafi.


Dhe si gjithmonë, Biden arriti në Londër me limuzinën presidenciale e njohur si “Bisha”, duke qenë i shoqëruar edhe nga shumë vetura tjera të Shërbimit Sekret që kujdesen për sigurinë e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë.

Biden fillon turneun në tri vende evropiane – pjesa kryesore e udhëtimit do të jetë samiti i NATO-s
Lexo po ashtu Biden fillon turneun në tri vende evropiane – pjesa kryesore e udhëtimit do të jetë samiti i NATO-s

Ai u shfaq i buzëqeshur duke përshëndetur Sunakun, derisa dy liderët nuk e zgjatën shumë bisedën para fotografëve dhe kameramanëve të shumtë – për të vazhduar diskutimin brenda zyrës së kryeministrit britanik.

Ndërkohë është bërë e ditur se Biden do të takohet edhe me Mbretin Charles, në kurorëzimin e të cilit nuk ishte prezent, por që aty u shfaq bashkëshortja e tij – Zonja e Parë Jill. /Telegrafi/