LAJMI I FUNDIT:

“Java e ferrit”, temperaturat në Shqipëri pritet të shkojnë deri në 41 gradë Ceclius

“Java e ferrit”, temperaturat në Shqipëri pritet të shkojnë deri në 41 gradë Ceclius

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se këtë javë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Pas muajit qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit evropian dhe kryesisht Evropën mesdhetare, shton SHMU.

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.


Temperaturat në mesditë në zonat e ulëta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 grad celcius ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte vlera deri në 40-41 grad Celcius.

Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjerësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë.

Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe marrin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerëzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e enjte dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”.

Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore përveç temperaturave të larta në orët e mesditës parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 grad Celcius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Lajme
Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kalo në kategori