Çmimet e produkteve ushqimore janë të papërballueshme për qytetarët. Njohës të fushës së ekonomisë mendojnë se edhe vendimi qeveritar që vuri kontrolle më të rrepta në pikat kufitare me Serbinë mund të jetë shfrytëzuar nga bizneset për të rritur çmimet.
Ndërsa, Oda Ekonomike kërkon inspektime me të mëdha si dhe kërkon nga qeveria që me vendimet e saj të mos i detyrojë tregtarët të rrisin çmimet.
Qytetarët ankohen për çmimet dhe kërkojnë ndihmën e shtetit pasi jetesa u është bërë e papërballueshme.
“Çmimet janë të shtrenjta, edhe në Gjermani janë të njëjta, ndërsa të ardhurat tona nuk janë askund, minimale, ndërsa në shtetet e tjera janë maksimale dhe çmimet janë të barabarta, nuk ka logjikë të jetë kështu…Qeveria ka ekspertet e saj që duhet të barazojë çdo gjë”, thotë qytetari Emrush Elshani.
“Çmimet janë të larta për pagat që janë në vend…Disi po duhet me ia dalë, sipas mundësive ashtu edhe po duhet të shpenzojmë. Qeveria të ketë pak rritje të rrogave, të pensioneve… Duhet të shtojë edhe numrin e shumë inspektorëve, sidomos në produktet e ushqimeve duhet me qenë në çdo market ta shohin çdo produkt sepse shumë keq kështu”, thotë qytetarja Mevlude Sylejmani.
“Sa më shumë t’i zbresin (çmimet) sepse për pensionistët është e vështirë. Por, dashtë Zoti të na zvogëlojnë çmimet, kish me qenë më së miri”, thotë një tjetër qytetar, Ramadan Ajvazi.
Pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë nga autoritetet e Beogradit, Kosova vendosi për masa të shtuara në pikat kufitare me Serbinë. Kjo bëri që kamionët me targa serbe të mos kishin mundësi të hynin në Kosovë. Më pas, i njëjti vendim, i cili nuk u quajt ekonomik e tregtar, por i sigurisë, u lehtësua duke lejuar kamionët me targa serbe që transportonin mallra nga vendet e tjera të hyjnë në Kosovë.
Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve në tregun e Kosovës, ndërsa llogaritet që brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.
Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj deklaroi për kp se vendimet e tilla nuk janë të mira dhe kanë tendencën për t’u shfrytëzuar nga bizneset për të rritur çmimet.
“Tani kur e gjithë Kosova dhe e gjithë bota punojnë sipas ekonomisë së tregut dhe liberal dhe në të bëjmë këso hapa arbitrar, kjo do ta dëmtojë Kosovën si një shtet…Bizneset zakonisht kur ka këso spekulime ekonomike tentojnë që t’i rrisin çmimet dhe në këtë drejtim Ministria e Tregtisë përmes inspektoratit të tyre duhet të ndërmarrë hapa konform ligjit që të gjobiten bizneset që bëjnë rritje të çmimeve enorme”, tha Kadriaj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se nuk beson që tregtarët bëjnë manipulime të tilla.
Megjithatë, ai paralajmëroi se vendimet si ky për masa të shtuara në kufi mund të sjellë ngritje të çmimeve për shkak të rritjes së kostove.
“Nuk e besoj se do të ketë manipulime, për shkak se tregtarët janë shumë të kujdesshëm dhe janë shumë besnikë ndaj konsumatorëve, këtë e kanë dëshmuar edhe në të kaluarën dhe me kohë e dëshmojnë se konsumatorin e kanë prioritet. Në afatshkurtër nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt, mirëpo nëse zgjat më shumë kjo masë ndalese, atëherë do të ketë padyshim efekt, për arsyeje se gjithë ata qe e kanë marrë lëndën e parë në Serbi dhe në qoftë se tani nuk mund ta importojnë prej aty, do të detyrohen që ta kërkojnë në një treg më të lartë që do ju kushtojë më shtrenjtë, vet distanca e transportit do ta ketë koston më të lartë dhe do të vijë deri tek shtrenjtimi i lëndës së parë që ajo me automatizëm më pas do të reflektojë në produktin final”, tha Rafuna.
Rafuna shprehet se për të qenë më korrekt me qytetarët, institucionet përkatëse duhet të angazhojnë më shumë inspektorë në tregje.
“Institucionet e vendit për të qenë më korrekt me popullin dhe për të parë qytetarët se nuk ka lëvizje të çmimeve duhet që t’i angazhojnë inspektorët, ministritë kompetente, por edhe nivelin komunal ku veprojnë inspektorët duhet të dalin dhe ta monitorojnë tregun që të mos ketë lëvizje të paarsyeshme”, tha Rafuna.
Qeveria nga ana e saj kritikoi opozitën që e dërgoi Ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, pasi sipas tyre, do te zgjidhte edhe këtë shqetësim.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në një përgjigje bëri të ditur se inspektorët e saj kryejnë monitorimin e tregut në baza ditore për të parandaluar abuzimet me çmime.
“Inspektorati i Tregut, konform mandatit ligjor që ka, bën monitorim të tregut në baza ditore, për të evidentuar dhe parandaluar çdo abuzim të mundshëm me çmimet e produkteve nga tregtaret kundrejt konsumatorëve. Çështja e abuzimeve me çmime të produkteve, të drejtat ekonomike të konsumatorëve dhe penalizimet ndaj subjekteve ekonomike që abuzojnë me çmime, rregullohet Ligji Nr. 06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit. Gjobat që shqiptohen sipas këtij ligji, janë proporcionale me shkeljet që bëhen nga subjektet ekonomike”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MINT.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) paralajmëroi se do të publikojë raportin e saj “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit” më 12 korrik për muajin qershor, periudhë kjo kur filloi aplikimi për masa të shtuara në pikat kufitare me Serbinë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje