Bllokada e kamionëve në kufi me Serbinë, Mustafa: Vendimi na shkakton vështirësi, po detyrohemi të përdorim mjetet e transportit nga shtetet tjera
Kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa ka thënë se vendimi i Qeverisë për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë po i detyron bizneset që të përdorin mjetet e transportit nga shtetet tjera.
Sipas Mustafës, ky vendim po krijon vështirësi dhe humbje financiare te bizneset, e veçanërisht për prodhuesit.
“Sigurisht që po krijon vështirësi. Ka shumë prodhues që varën nga lënda e parë. Po duhet të pajtohemi me situatën politike, se përndryshe kjo nuk është e lehtë. Janë shkaktuar shumë vështirësi në qarkullim si në kamionë. Po shfrytëzohen kamionë të vendeve tjera për eksportë me jashtë. Po lutemi që të zgjidhet sa më shpejtë kjo situatë politike”, tha Mustafa për Telegrafin.
Drejtori i Fluidi Group shton se ky vendim do të shkakton mjaftë pasoja për prodhuesit.
“Ky vendim na ka prek edhe financiarisht. Janë disa kamionë që malli ka qenë i Belgjikës, me kamionë të Serbisë, i cili nuk është lejuar të hyjë në Kosovë, i cili është dashur të dërgohet në Maqedoni të Veriut për ta shkarkuar në një kamionë tjetër, e që merr shumë kohë e sjell mjaftë probleme”, potencoi ai.
“Ka me pas mjaftë pasoja te prodhuesit. Me kalimin e kohës do të vërehen edhe humbjet”, përfundon Mustafa.
Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim ka ardhur pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për medie pati thënë se qëllimi i këtij vendimi është që të rritet kontrolli në kufij.
“Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese”, pati thënë Kurti.
Në katër komunat në veri të Kosovës, që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme, serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, ku tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.
Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të mediave. Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra nga ndërkombëtarët të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës të ulin tensionet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur