LAJMI I FUNDIT:

Cuadrado pyetet se a do të luajë në Arabinë Saudite – kolumbiani përgjigjen e lidh me Ronaldon

Cuadrado pyetet se a do të luajë në Arabinë Saudite – kolumbiani përgjigjen e lidh me Ronaldon

Juan Cuadrado ka folur së fundmi për rrugëtimin e tij te Juventus dhe për të ardhmen.

Në një intervistë të dhënë për mediet kolumbiane, 35-vjeçari u shpreh krenar për periudhën e kaluar te “Zonja e Vjetër”.


“Ndihem mirë, kam ende pasion dhe forcë. Arritja në Botërorin e ardhshëm është qëllimi im, do të jap 150% të vetes për të arritur atje. Ndihem krenar, nëse mendoj për gjithçka, për 8 vitet e kaluara duhet t’i them faleminderit Zotit”.

“E përsëris, jam krenar, shpresoj që kolumbianët e ardhshëm të mund të përjetojnë të njëjtin rrugëtim te Juventus, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket një transferimi të mundshëm në Arabinë Saudite, kolumbiani tha duke qeshur se nuk e di nëse Cristiano Ronaldo do e donte atje.

Cuadrado largohet nga Juventusi pas tetë vitesh: 314 ndeshje, 11 trofe
Lexo po ashtu Cuadrado largohet nga Juventusi pas tetë vitesh: 314 ndeshje, 11 trofe

“Më pëlqen të konkurroj. Cristiano Ronaldo është atje, por ai nuk dëshiron të më marrë (qesh). Jam i qetë, do të flas me agjentin tim dhe do të vendosim”, përfundoi Cuadrado. /Telegrafi/