LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla kritikohet edhe në Kosovë për shprehjen “tigër prej letre”: Papërgjegjësi e përzier me injorancë

Gërvalla kritikohet edhe në Kosovë për shprehjen “tigër prej letre”: Papërgjegjësi e përzier me injorancë

Shprehja “tigër prej letre” që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmendi të shtunën në Forumin e Dubrovnikut referuar Bashkimit Evropian në aspektin e sigurisë, ka ngjallur reagime të shumta.

Duke folur në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, kryediplomatja e Kosovës ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.

Gërvalla në Dubrovnik: BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”
Lexo po ashtu Gërvalla në Dubrovnik: BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”

E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke i quajtur papërgjegjësi “e përzier me megalomania dhe injorancë”.


“Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.  Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megalomani dhe injorancë. Zatën, këto të tria rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, ‘tigër prej letre’ i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar ajo në Facebook.

E zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Gërvalla “e zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele”, ka marrë përgjigjen e duhur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?”.

“Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!? E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo tutje është shprehur se “nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta”.

“Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!? E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!”, ka përfunduar zëdhënësja e LDK-së.

Ndaj deklarimeve të Gërvallës ka reaguar edhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka pyetur se “nëse BE-ja pa SHBA-në është tigër prej letre çka është Kosova pa BE-në e SHBA-në?”.

“Interesant si Gërvalla thotë se BE pa ShBA është tigër prej letre. Nqs BE pa ShBA është tigër prej letre çka është Kosova pa BE e ShBA? Cila kafshë dhe prej çfarë materiali?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori