LAJMI I FUNDIT:

“Nuk është e vërtet që u largova nga Arsenali pasi gruaja nuk ishte e lumtur” – Xhaka tregon arsyet për largimin nga Anglia

“Nuk është e vërtet që u largova nga Arsenali pasi gruaja nuk ishte e lumtur” – Xhaka tregon arsyet për largimin nga Anglia

Granit Xhaka ka mohuar se është larguar nga Arsenali për shkak se gruaja e tij ishte e palumtur në Angli, gjë që ishte komentuar shumë në media.

Mesfushori shqiptar ditë më parë kompletoi kalimin te Bayer Leverkusen, duke u larguar nga Londra pas shtatë vjetësh e më shumë se 200 paraqitjesh në Ligën Premier.


“Ka pasur gjithandej spekulime se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Është fakt se unë jam person që gjithmonë më interesojnë sfidat e reja”, ka thënë Xhaka për “Keystone-SDA”.

Tutje kapiteni i Zvicrës tregoi edhe për bisedimet që kishte me trajnerin Xabi Alonso dhe kalimin te Bayer Leverkusen.

“Pas shtatë vjetësh, ishte koha për diçka krejt të re. Kampionati nuk është i ri për mua, por klubi po. Gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv dhe Xabi Alonson (trajnerin), kam ndier se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte më i vlefshëm dhe se më përshtatej 100 për qind”, ka nënvizuar Xhaka.

Arteta dhe Edu me fjalë fantastike për Xhakën, po ashtu klubi postoi video dhe shkrime të jashtëzakonshme për mesfushorin pas largimit
Lexo po ashtu Arteta dhe Edu me fjalë fantastike për Xhakën, po ashtu klubi postoi video dhe shkrime të jashtëzakonshme për mesfushorin pas largimit

Xhaka ka pasur lavde për ish-trajnerin tek Arsenali, Mikel Arteta, duke e cilësuar atë si trajner shumë të afërt të cilin e respekton pafund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori