LAJMI I FUNDIT:

Trupat e Wagner-it në pushim deri në fillim të muajit gusht, më pas do të zhvendosen në Bjellorusi

Trupat e Wagner-it në pushim deri në fillim të muajit gusht, më pas do të zhvendosen në Bjellorusi

Ushtarët e grupit mercenar Wagner po përgatiten të zhvendosën në Bjellorusi sipas kushteve të një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e tyre kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, ka thënë një komandant i lartë i grupit.

Që nga rebelimi i tyre, ku luftëtarët e Wagner pushtuan për një kohë të shkurtër një qytet jugor rus dhe marshuan drejt Moskës, vendndodhja e saktë e shefit të grupit Yevgeny Prigozhin dhe mercenarëve të tij ka qenë e paqartë, transmeton Telegrafi.

Sipas marrëveshjes që i dha rebelimit të tyre, Prigozhin duhej të transferohej në Bjellorusi dhe trupave të tij iu dha mundësia të shpërnguleshin me të, të bashkoheshin me forcat ruse ose të shkonin në shtëpi.


Megjithatë, në fillim të kësaj jave, presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko tha se Prigozhin dhe mijëra luftëtarë të tij ishin ende në Rusi.

Anton Yelizarov, me nofkën “Lotus”, u citua nga një kanal në Telegram se kishte thënë se luftëtarët tani janë në pushim deri në fillim të gushtit, me urdhër të Prigozhin, përpara se të transferoheshin në Bjellorusi.

“Ne duhet të përgatisim bazat, terrenet e trajnimit, të koordinohemi me qeveritë dhe administratat lokale, të organizojmë ndërveprim me agjencitë e zbatimit të ligjit të Bjellorusisë dhe të vendosim logjistikën”, besohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori