LAJMI I FUNDIT:

Rama sot në Kosovë takohet me Osmanin, Kurti refuzoi takimin

Rama sot në Kosovë takohet me Osmanin, Kurti refuzoi takimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot për një vizitë në Republikën e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend dhe anulimit të mbledhjes së përbashkët t dy qeverive.

Presidentja Osmani takimin me kryeministrin Rama do të mbajë në ora 16:00, ndërkaq një takim është paralajmëruar edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo është vizitë e tij e parë në Kosovë, pas 14 qershorit, kur Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive me arsyetimin se në rrethana të veriut të tensionuar dhe zhvillimeve në Kosovë nuk ka arsye të mbahet.


Përveç takimit të sotëm të paralajmëruar me presidenten e Kosovës, Rama ditë më parë Osmanin e takoi edhe në Ulqin.

E lidhur me vizitën e Ramës, një ditë më parë foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pari i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se Ramën do ta takoj vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo.

Deputeti i VV-së tregon pse Kurti refuzoi takimin me Edi Ramën
Lexo po ashtu Deputeti i VV-së tregon pse Kurti refuzoi takimin me Edi Ramën

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.

Kryeministri tha se i ka propozuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit “u anulua pa arsye”.

“Unë jam në kontakt me Edi Ramën. E di që do të vij për vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në muajin tetor. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Edi Rama që pasi do të vije e do të qëndroj dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë mbledhjen e dy qeverive që u anulua pa arsye”, tha Kurti.

“Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që ta mbajmë mbledhjen e përbashkët ti nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar. Andaj për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takime te ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë-shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia dhe paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kurti.

Ndryshe, Rama do të jetë në Kosovë sot pasdite pas vizitës në Maqedoni të Veriut. Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi dhe në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori