LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mund të aktivizojë klauzolën e Romës për Dybalan

Chelsea mund të aktivizojë klauzolën e Romës për Dybalan

Chelsea ka kontaktuar me agjentin e Paulo Dybala dhe mund të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 12 milionë euro në kontratën e tij me Romën.

La Joya u transferua në Stadio Olimpico verën e kaluar si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij me Juventusin skadoi.


Ai nënshkroi një kontratë deri në qershor 2025, por ajo përfshinte një klauzolë specifike lirimi prej vetëm 12 milionë euro që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas ekspertit portugez të transferimeve, Pedro Almeida, kjo ka rënë në sy të Chelseat, të cilët i janë afruar agjentit të Dybalas për të kërkuar informacion.

Roma mund të heqë klauzolën – e cila është 20 milionë euro për skuadrat e Serisë A – duke rritur pagën e tij në 6 milionë euro në sezon.

29-vjeçari bëri 38 paraqitje për Romën, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë tetë asistime, kështu që ishte sezoni i tij më i mirë që nga 2017/18 në Juventus.

Roma shumë afër ta humbë Dybalan
Lexo po ashtu Roma shumë afër ta humbë Dybalan

Ai gjithashtu ndihmoi Giallorossët të arrinin në finalen e Ligës së Evropës, ku humbën me penallti nga Sevilla./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori