LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Presidente pse po heshtni?

Çitaku: Presidente pse po heshtni?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen e saj “karshi situatave të nëpër të cilën po kalon Kosova”.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur presidenten Osmani, se cili është qëndrimi i saj për situatën në të cilën është vendi.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”, ka shkruar Çitaku, transmeton Telegrafi.


Më tej ajo ka pyetur “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”

Ajo ka thënë se “qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”.

“Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën… E tash? Pse po heshtni?”

Çitaku ka thënë se “nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Lajme
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Pas Hovenierit edhe Rohde konfirmon mbështetjen: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohje reciproke

Pas Hovenierit edhe Rohde konfirmon mbështetjen: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohje reciproke

Lajme
Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën

Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën

Lajme
Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 13 të akuzuarve të tjerë, Jabllanoviq ankohet për procesverbalet e seancave

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 13 të akuzuarve të tjerë, Jabllanoviq ankohet për procesverbalet e seancave

Drejtësi
Kalo në kategori