LAJMI I FUNDIT:

Lajçak tha se me Vuçiqin bisedoi për zgjedhjet në veri dhe kthimin në dialog

Lajçak tha se me Vuçiqin bisedoi për zgjedhjet në veri dhe kthimin në dialog

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak ka thënë se vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd e ka vazhduar me takimin presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale [në veri] me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter, transmeton Telegrafi.


Ndërsa, Vuçiq tha përmes një postimi në Instagram se me emisarin evropian ka biseduar për situatën në Kosovë, për mënyrat se si të ulen tensionet në terren dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.

“I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet në mënyrë më konkrete për të gjitha këto çështje”, tha Vuçiq.

Lajçak po qëndron në Beograd një ditë pasi vizitoi Prishtinën ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Që nga fundi i majit, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

Drejtësi

"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", ​Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi

Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori