LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Sekret amerikan nis hetimet pas gjetjes së kokainës në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi Sekret amerikan nis hetimet pas gjetjes së kokainës në Shtëpinë e Bardhë

Shërbimi Sekret amerikan ka nisur hetimet pas gjetjes së kokainës në Shtëpinë e Bardhë të dielën mbrëma.

Gjetja e kokainës në Krahun Perëndimor (në Shtëpinë e Bardhë), ku gjendet Zyra Ovale dhe zyre të tjera pune për ndihmësit dhe stafin presidencial, çoi në një evakuim të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Agjentët e Shërbimit Sekret gjetën pluhurin e dyshimtë në një zonë që është e qasshme për grupet turistike derisa po bënin një inspektim rutinë.


Presidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij ishin në Kampin David në Maryland në atë kohë.

Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit tha CBS News, se substanca u gjet në një strukturë magazinimi të përdorur në mënyrë rutinore nga stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe të ftuarit për të ruajtur telefonat celularë.

Pasi u zbulua substanca, kompleksi i Shtëpisë së Bardhë u mbyll të dielën si masë paraprake rreth orës 20:45 (me kohë lokale).

Përmes një testi paraprak, që fillimisht u raportua nga Washington Post, u konfirmua më vonë se substanca ishte në fakt kokainë.

Shërbimi Sekret do të udhëheqë një rishikim të plotë për të hetuar se si përfundoi substanca në Shtëpinë e Bardhë, thanë zyrtarët për CBS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori