LAJMI I FUNDIT:

MAPL-ja i shpall të pavlefshme vendimet e pozitës për ndërmarrjet publike në Prishtinë

MAPL-ja i shpall të pavlefshme vendimet e pozitës për ndërmarrjet publike në Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka shpallur të pavlefshme vendimet që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike i kanë ndërmarrë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Dy partitë në pushtet në këtë mbledhje kanë siguruar votat e mjaftueshme për ta shkarkuar Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fehmi Kupinën si dhe për të rikthyer anëtarët e vet në bordet e ndërmarrjeve publike.

Pas shkarkimit të Kupinës, pozita në Prishtinë kthen ndërmarrjet publike
Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Kupinës, pozita në Prishtinë kthen ndërmarrjet publike

Sipas konstatimit të MAPL-së, në një vlerësim të ligjshmërisë, mbledhja e V-të e kryeqytetit “ka përfunduar në atë moment kur Kryesuesi i Kuvendit e ka shpallur të mbyllur mbledhjen për shkak të rrethanave të krijuara në pamundësi për të vazhduar, andaj vazhdimi i mbledhjes dhe vendimet e miratuara në atë mbledhje nuk krijojnë asnjë efekt juridik”.


Vendimin e ministrisë e ka publikuar të mërkurën në llogarinë e tij në Facebook, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se është momenti i fundit që të publikohen vendimet e seancës së jashtëzakonshme të datës 8 qershor, të miratuara nga opozita.

LVV akuzon partitë qeverisëse në Prishtinë: U shkuan në shtëpi asamblistëve, u ofruan para
Lexo po ashtu LVV akuzon partitë qeverisëse në Prishtinë: U shkuan në shtëpi asamblistëve, u ofruan para

“Anulohet seanca klandestine e partive në pushtet në Prishtinë. Aksionarët e ndërmarrjeve publike komunale mbetën ata që kanë qenë, të opozitës; Kryesuesi mbetët ai që ka qenë nga fillimi i mandatit; Të gjitha vendimet tjera që janë marrë në atë “seancë” janë të pavlefshme. Është momenti i fundit të publikohen vendimet e seancës së jashtëzakonshme të datës 8 qershor. Mjaft e shkelët ligjin”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori