Kryeqyteti i Shqipërisë po përgatitet të mirëpres sot presidentit të 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Në pjesën ballore të kryeministrisë po vijojnë punimet për vendosjen e flamujve, podiumeve dhe gjithë dekoreve në nder të ish-presidentit amerikan.
Rruga është e mbushur plot me flamuj të SHBA-së, Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Clinton është cilësuar si hero dhe miku më i mirë i shqiptarëve, gjë që e bën vizitën e tij shumë të rëndësishme për vendin.
Vizita historike e Clintonit do të nisë prej orës 19:00 të pasdites së datës 3 korrik.
Në agjendën e vizitës së Clinton në Shqipëri planifikohet që ai të mbërrijë në Tiranë në orën 19:00 dhe do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. Në ceremoni, është planifikuar që të ketë pjesëmarrje edhe të qytetarëve të Tiranës.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.
Kjo është vizita e parë historike e ish-presidentit Bill Clinton, një nga më të dashurit dhe më të njohurit për shqiptarët për rolin tejet të rëndësishëm që ai pati në çlirimin e Kosovës në vitin 1999. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251