LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja: Plastika zë 25 për qind të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë

Ekspertja: Plastika zë 25 për qind të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë

Valbona Mazreku, eksperte mjedisi tha se plastika zë 25% të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se në vendin tonë nuk ka një mekanizëm për të bërë ndarjen e mbetjeve, ndërsa shtoi se tashmë njerëzit po i ndajnë disa gjëra vet në mënyrë që t’i marrin romët dhe t’i shesin.


Ajo po ashtu tha se bëhet dhe ndarja e rrobave për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.

“Plastika në vendin tonë zë 25 për qind të mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë. Në Shqipëri nuk ka një mekanizëm për të bërë ndarjen e mbetjeve. Unë besoj se mbledhja e mbeturinave është një gjë shumë e mirë nga romët. Ka njerëz që selektojnë mbeturinat dhe i lënë anash koshit të mbeturinave”, tha ajo.