LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike

Kosova e Shqipëria diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu së bashku me ministren e Ekonomisë, Arta Rizvanolli kanë marrë pjesë në takimin informal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, me nikoqire Republikën e Shqipërisë.

Aliu ka shkruar në Facebook se në këtë takim, ka përshkruar qëndrimin dhe vizionin e Kosovës në lidhje me sfidat aktuale të ndryshimeve klimatike dhe rrugën tonë drejt zbatimit të agjendës klimatike.


“Një temë kyçe e diskutimit ishte krijimi i Sistemit të Tregtisë së Emetimeve në kuadër të Komunitetit të Energjisë dhe Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufi (CBAM), mekanizmat që ndikojnë në sektorin e energjisë elektrike, si dhe sektorët tjerë që emetojnë gazra serë”, ka shkruar Aliu.

“Për këtë kemi shprehur shqetësimet tona pasi që për të ardhur në vendimmarrje të informuar, është e rëndësishme të kryejmë analizën e ndikimit të CBAM në industri dhe sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe mbështetjen që nevojiten për t’i adresuar sfidat që paraqet CBAM”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Ekonomi
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Kalo në kategori