LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor në një fshat të Podujevës, sekuestrohen armë dhe municione

Operacion policor në një fshat të Podujevës, sekuestrohen armë dhe municione

Realizohet një operacion policor me urdhër kontrolli të gjykatës në një fshat të Podujevës, sekuestrohen armë dhe municione nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9,  duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata, kanë realizuar  një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për “trafikim me armë”.


Policia njofton se gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale: dy armë të shkurta (revole), një armë e gjatë (ajrore), njëzet e pesë fishekë, dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata), një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë.

Poashtu është sekuestruar edhe pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal).

Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori