LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista e kastit të aktorëve pjesëmarrës në filmin “Në kuadër të dashurisë”

Zbulohet lista e kastit të aktorëve pjesëmarrës në filmin “Në kuadër të dashurisë”

“Në kuadër të Dashurisë” është një komedi romantike që ka bërë bashkë dy prej ish-banorëve dhe ‘rivalëve’ më të mëdhenj të Big Brother VIP Albania 2 Luiz Ejlli dhe Olta Gixharin si protagonistë të filmit.

Përveç dyshes së njohur, ditë pas dite po zbulohen edhe emra të tjetër që do të jenë pjesë e kastit.


Së fundmi faqja zyrtare e “Topchannelfilms” në Instagram ka publikuar një listë plotë të aktorëve pjesëmarrës, ku vihen re disa emra të tjerë të njohur të shoëbiz-it.

Mes tyre edhe emrat si Megi Pojanin, Sara Kolamin, Luan Jaha, Olta Daku dhe Ylber Bardhi.

Luizi uron besimtarët e fesë myslimane për Kurban Bajramin
Lexo po ashtu Luizi uron besimtarët e fesë myslimane për Kurban Bajramin

Megjithatë, në postim u la të kuptohej se në film mund të përfshihen edhe emra të tjerë pasi janë të vendosura tre pika që tregojnë vazhdimësi.

Theksojmë që “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Xhirimet e filmit kanë nisur dhe aktorët aktualisht po filmojnë në qytetin e Korçës dhe nga atje janë publikuar edhe disa fotografi. /Telegrafi/