LAJMI I FUNDIT:

Regjimit të Putinit po i vjen fundi, numërimi mbrapsht ka filluar, thonë zyrtarët ukrainas

Regjimit të Putinit po i vjen fundi, numërimi mbrapsht ka filluar, thonë zyrtarët ukrainas

Vëmendja në kryeqytetin ukrainas është fiksuar drejtpërdrejt në kryengritjen e Grupit Wagner, ndaj liderit të tij Yevgeny Prigozhin dhe pasojat e saj për presidentin rus Vladimir Putinin dhe drejtimin e luftës në Ukrainë.

Drama brenda Rusisë ka ngurtësuar pikëpamjen në Kiev se kohës së Putinit në pozitën e presidentit të Rusisë po i vjen fundi, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se numërimi mbrapsht ka filluar”, tha Andriy Yermak, këshilltari më i afërt i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.


Në një konferencë në Kiev, ai u kthye në vitin kur Rusia nisi për herë të parë pushtimin e Ukrainës, duke aneksuar Gadishullin e Krimesë.

“Ajo që ka parë Ukraina që nga viti 2014 është bërë e dukshme për të gjithë botën”, tha  Yermak.

“Kjo [Rusia] është një vend terrorist, udhëheqësi i të cilit është një person i papërshtatshëm, i cili ka humbur lidhjen me realitetin. Bota duhet të arrijë në përfundimin se është e pamundur të ketë ndonjë lloj marrëdhënieje serioze me atë vend”.

Zyrtarë të lartë ukrainas që folën për BBC këtu në Kiev, të gjithë argumentuan se presidenti Putin nuk mund të përballonte një humbje katastrofike të autoritetit.

Ata thane se filluan me vendminin e tij për të nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Rebelimi i Wagnerit dhe denoncimi i Prigozhinit për justifikimet e Kremlinit për luftën, thanë ata, kanë hequr atë që ka mbetur nga shanset e Putinit për të vazhduar.

“Regjimi i Putinit”, këmbënguli njëri prej tyre, “nuk mund të shpëtohet”.

Pa dyshim, sipas BBC-s, Putin po përballet me sfidën më serioze ndaj autoritetit të tij që kur u bë president për herë të parë në vitin 2000.

Zyrtarë të tjerë të lartë në Kiev thonë se janë të bindur se Putin kundërshtohet nga rrjete joformale.

Mykhailo Podolyak, një tjetër këshilltar i ngushtë i Presidentit Zelensky, ra dakord se kishte “disa grupe njerëzish që duan të marrin pushtetin në Rusi”./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kalo në kategori