LAJMI I FUNDIT:

Roma është rikthyer fuqishëm në garë për Frattesin

Roma është rikthyer fuqishëm në garë për Frattesin

Davide Frattesi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi largimi nga Sassuolo është i sigurt.

Mesfushori italian ka bërë të qartë vet se do të bëj hapin e madh në karrierë, por nuk do të largohet nga Serie A përkundër ofertave që kishte.


Roma është futur së fundmi fuqishëm sërish në garë për mesfushorin italian, edhe pse ishte tërhequr fillimisht.

Giallorosët kanë 30 për qind të kartonit të lojtarit dhe kjo mund t’i ndihmojë atë.

Frattesi është objektivi kryesor i Interit, italiani shihet si zëvendësues i Brozovic
Lexo po ashtu Frattesi është objektivi kryesor i Interit, italiani shihet si zëvendësues i Brozovic

Së fundmi drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka pasur takim me homologun e tij te Sassuolo me skuadrën zigjelbër që ka blerë dy talentë nga Roma, Cristian Volpaton dhe Missorin për 10 milionë euro.

Mediat italiane kanë raportuar se palët kanë biseduar edhe për Davide Frattesin dhe së shpejti mund të arrihet një marrëveshje.

“Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”, Frattesi thyen heshtjen
Lexo po ashtu “Kam zgjedhur klubin tim të ardhshëm”, Frattesi thyen heshtjen

Giallorosët kanë pasur patjetër të gjenerojnë 30 milionë euro deri në fund të qershorit dhe e kanë arritur këtë shumë falë shitjeve si Tahirovic, Volpato, Kluivert e Missori.

Tani skuadra kryeqytetase pritet të blej dhe Frattesi është kërkesa e parë e Jose Mourinhos për mesfushën. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori