Kur kemi nevojë për implante dentare?
Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287
Humbja e dhëmbëve mund të jetë e vështirë emocionalisht. Kjo bën të ngrënit dhe të folurit sfiduese.
Keni menduar të korrigjoni buzëqeshjen tuaj? Për fat të mirë, implantet dentare mund të ndihmojnë.
Çfarë janë implantet dentare?
Implantet dentare funksionojnë si një spirancë e qëndrueshme për dhëmbët zëvendësues. Ato sigurojnë që ju të mund të hani dhe të flisni pa përjetuar lëvizje të protezave në gojë. Implantet, të bëra nga titaniumi dhe materiale të tjera të pajtueshme për organizmin, mund të vendosen në mënyrë kirurgjikale në nofullën e sipërme dhe të poshtme.
Benefitet e Implanteve dentare
Për shkak se një implant dentar ndihet si një dhëmbë normal, ai mund të bëjë mrekulli, përtej estetikës, një implant dentar ju ndihmon në aktivitetet e përditshme, si të ngrënit dhe të folurit.
Implantet dentare ndikojnë poashtu pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm oral pasiqë nuk ka nevojë t’i lidhni ato me dhëmbët tuaj, si ura. Pra, nëse ka prishje në një dhëmb tjetër, për shembull, suksesi i implantit tuaj nuk varet nga fqinjët e tij!
A janë të sigurta implantet dentare?
Kur vendosja e implanteve dentare kryhet nga stomatologu i kualifikuar në vendosje të implanteve dentare, atëherë kjo procedurë është e sigurt dhe e suksesshme.
Mesazhi im
Implantet dentare janë një opsion që mund t’ju ndihmojë të rregulloni buzëqeshjen tuaj.
Implantet ofrojnë një mbështetje solide për dhëmbët tuaj, me përfitime të një pamje natyrale.
Nëse keni menduar për vendosjen e implanteve dentare, konsultohuni me stomatologun tuaj për të përcaktuar nëse jeni një kandidat i mirë për këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend