LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, faturat e reja të energjisë elektrike varen nga TVSH-ja

Tarifa e lirë për qytetarët për dy orë në ditë pritet të kthehet në muajin nëntor, me qëllim që qytetarët më lehtë të përballojnë sezonin e dimrit kur rriten edhe të gjitha harxhimet e tjera jetësore. Nga ana tjetër, çmimi i ri i rrymës do të varet nga vendimi qeveritar për kthimin e Tatimit të Vlerës së Shtuar në 18 për qind nga 10 për qind sa është aktualisht, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas numrit një të këtij institucioni Marko Bislimovski, po bëhen përpjekje maksimale të mos shtrenjtohet rryma, ndërsa shton se sipas tij nuk duhet të rritet TVSH-ja në kushte të çmimeve akoma jo të stabilizuara deri në fund të rrymës dhe gazit në tregun vendor dhe evropian.

Dy vite më parë me vendim qeveritare u ul TVSH-ja e energjisë elektrike për amvisëritë. Me votimin e deputetëve, më 15 korrik 2021 Parlamenti miratoi zgjidhjen ligjore, apo propozimin e Ministrisë së Financave.


Sipas ndryshimeve të miratuara të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH-ja ishte zvogëluar nga 18 në 5 për qind nga dita e hyrjes në fuqi deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe 10 për qind për periudhën nga 1 korriku i vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023. Qëllimi sipas dikasterit të financave ishte të mundësohet çmimi më i ulët për qytetarët, si dhe ulja e shpenzimeve për amvisëritë. Pra, në fakt bëhet fjalë për kthimin e TVSH-së në nivelin e para dy viteve.

Përskaj kthimit eventual të TVSH-së për rrymën në 18 për qind, çmimi përfundimtar i rrymës do të varet edhe nga kalkulimet me pranimin e harxhimeve të kompanive energjetike dhe çmimit prej 53 euro për megavat që Elektro ekonomia e Maqedonisë i ofron për EVN deri në fund të vitit.

Javën e kaluar u bë e ditur se 53 euro për megavat orë është çmimi që EEM ka ofruar në tenderin e furnizuesit universal, EVN HOME. Me këtë çmim ventralet shtetërore do të shesin deri në fund të vitit energjinë e prodhuar. Ai është tre euro ose 5.3 për qind më i ulët se çmimi i mëparshëm, i cili ishte 56 euro për megavat orë. Gjithashtu ndër parametrat që do të ndikojnë në çmimin e ri të rrymës janë edhe çmimi me të cilin EEM ia shet energjinë EVN Home, çmimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit MEPSO , çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Elektrodistribucioni.

Njëherësh paralajmërohet rritje e çmimit për ato që harxhojnë më shumë rrymë në bllokun e tretë dhe të katërt, dhe ulje e çmimit për konsumatorët që harxhojnë më pak rrymë në bllokun e parë dhe të dytë./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori