LAJMI I FUNDIT:

Rama i shqetësuar për situatën në veri: Spirale absurde ngjarjesh e vendimesh të gabuara që po kërcënon paqen në rajon

Rama i shqetësuar për situatën në veri: Spirale absurde ngjarjesh e vendimesh të gabuara që po kërcënon paqen në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi bisedën me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit që patën sot në Bruksel. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se me Presidenten e Komisionit Evropian folën gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, për të cilin Shqipëria ka luajtur një rol aktiv qysh në krye të herës.

Ai tha se biseda u fokusua edhe në “zhvillimet tejet shqetësuese mes Kosovës e Serbisë, ku një spirale absurde ngjarjesh e vendimesh të gabuara po kërcënon paqen, stabilitetin dhe rrugën evropiane të krejt rajonit tonë.”


Rama me ide pas takimit me Borrellin: Të organizohet konferencë me Kurtin dhe Vuçiqin, të mos lejohen të dalin pa arritur një marrëveshje
Lexo po ashtu Rama me ide pas takimit me Borrellin: Të organizohet konferencë me Kurtin dhe Vuçiqin, të mos lejohen të dalin pa arritur një marrëveshje

Ndërsa, presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një postim në rrjetet sociale më herët, pas takimit u shpreh se, me Ramën diskutuan progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve të BE.

Borrell: Bashkimi Evropian po e humbë durimin, urgjentisht të gjendet zgjidhje
Lexo po ashtu Borrell: Bashkimi Evropian po e humbë durimin, urgjentisht të gjendet zgjidhje

“Takim shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkroi von der Leyen.

Më herët në takimin me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borrell, Rama shprehu edhe njëherë rëndësinë e çtensionimit të situatës në veri të Kosovës dhe domosdoshmërinë e rinisjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori