LAJMI I FUNDIT:

Zelensky për kundërofensivën: Po bëjmë përparim në të gjitha drejtimet e frontit

Zelensky për kundërofensivën: Po bëjmë përparim në të gjitha drejtimet e frontit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmshëm drejtuar kombit dhe botës, iu referua rezultateve të kundërofensivës së Ukrainës dhe theksoi se të dhënat nga terreni janë optimiste.

Gjatë fjalimit të tij, Zelensky theksoi se fronti është ende më aktivi në rajonin e Zaporozhzhia dhe Donetsk, transmeton Telegrafi.

“Ushtarët tanë janë aktivë, pozicionet tona të avancuara dhe drejtimet e veprimeve aktive. Sot ushtarët tanë përparuan në të gjitha drejtimet dhe kjo është një ditë e lumtur. Uroj që djemtë të kenë më shumë ditë të tilla”, tha ai.

Menjëherë pasi ua bëri një “ofertë me tri opsione” mercenarëve të Wagner, Putin takohet me krerët e shërbimeve ruse të sigurisë
Lexo po ashtu Menjëherë pasi ua bëri një “ofertë me tri opsione” mercenarëve të Wagner, Putin takohet me krerët e shërbimeve ruse të sigurisë

Ai bëri të ditur se gjatë të hënës ka vizituar një sërë repartesh në front dhe se dita ka qenë plot emocione.

“Faleminderit djema për të gjitha fjalët tuaja mbështetëse. Ju faleminderit të gjithëve për përqafimet. Të gjithë ushtarët tanë, nga këmbësoria te gjeneralët – bravo! Ne diskutuam gjithashtu për krijimin e trupave detare. Të gjitha detajet janë të qarta. Po forcojmë marinsat dhe të gjithë elementët e forcave tona të mbrojtjes”, tha presidenti ukrainas.

Në fund, Zelensky përsëriti se e gjithë Ukraina do të çlirohet.

“Më shumë armë do të na afrojnë fitoren. Kjo është gjëja kryesore. I gjithë vendi ynë do të çlirohet. Absolutisht gjithçka”, përfundoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Botë
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Azia
Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Bosnja
Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Botë
Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Bosnja
Kalo në kategori