LAJMI I FUNDIT:

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet e larta malore të vendit.

Në këto zona në orët e nxehta të ditës dhe orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.


Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje hera-herës fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen 17-36 gradë Celcius. /Telegrafi/