Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për lirimin e policëve, duke i vlerësuar ato si të “pabesueshme dhe të papranueshme”.
Çitaku ka kritikuar Bislimin duke thënë se si një zëvendëskryeministër mund të etiketojë të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike derisa aleatët i quan të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë.
“Pabesueshmërisht e papjekur dhe thellësisht e papranueshme deklarata e ZVKM Bislimi sot. Si është e mundur që me një deklaratë, ZVKM, në vend se të falënderojë aleatët që siguruan lirimin e policëve të rrëmbyer, etiketon të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike, dhe aleatët tanë si të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë”, ka shkruar ajo.
Ish-ambasadorja e Kosovës në New York thekson se SHBA-ja e BE-ja nuk kanë nevojë për leksione nga askush për të sqaruar rolin dhe veprimtarinë e Serbisë, pasi kanë shërbime inteligjente më të avancuara dhe të sofistikuara se vendet e rajonit.
“ZVKM, SHBA-të dhe BE nuk kanë nevojë për leksione (dhe atë mediokre) nga askush për tua sqaruar kush është Serbia. E dinë fare mirë. Kanë shërbime intelegjente shumë më të avancuara e të sofistikuara se ne. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë tanë. Që të trija anëtare të NATO-s, dhe vende kandidate me negociata të hapura për antarësim në BE. Për më tepër, doza e ironisë shumëfishohet kur këto deklarata vijnë nga një eksponent i lartë i një qeverie e cila u ka shpallur luftë mediave, sindikatave, bizneseve, dhe secilit që nuk mendon si ata”, ka shkruar Çitaku./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë