LAJMI I FUNDIT:

Arsenali bën një ofertë të përmirësuar për Jurrien Timber

Arsenali bën një ofertë të përmirësuar për Jurrien Timber

Jurrien Timber duket se do të jetë futbollisti i ardhshëm i Arsenalit, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes klubeve.

Qendërmbrojtësi holandez ka një marrëveshje personale me Arsenalin për një kontratë pesë vjeçare.


Arsenali ka bërë ofertën e parë në drejtim të Ajaxit prej 35 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga gjiganti holandez.

Timber pranon t'i bashkohet Arsenalit, tani dy klubet po negociojnë për çmimin e tij
Lexo po ashtu Timber pranon t'i bashkohet Arsenalit, tani dy klubet po negociojnë për çmimin e tij

Fabrizio Romano ka njoftuar se Topçinjtë kanë nisur ofertën e dytë në drejtim të Ajaxit, ofertë që është e përmirësuar dhe arrin deri në 45 milionë euro.

Dy klubet janë në bisedime të avancuara dhe pritet që të arrihet një marrëveshje përkundër që Ajaxi insiston të fitoj 50 milionë euro nga shitja e tij.

Si do të rreshtohej Arsenali në sezonin e ri nëse realizon transferimet mbi 200 milionë euro
Lexo po ashtu Si do të rreshtohej Arsenali në sezonin e ri nëse realizon transferimet mbi 200 milionë euro

22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Ajaxin, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Gjithsesi kjo javë është vendimtare për të ardhmen e Timber, ku Arsenali do të jetë klubi i tij i ri me Topçinjtë që kanë fituar garën me skuadrat tjera si Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori